Sëmundja E Alzheimerit - I

  • Author: Dr. Juan Moisés de la Serna
  • Publisher: Tektime
Try it Now Firm without compromise. Cancel whenever you want.

Synopsis

Çfarë është kjo sëmundje? Cilat janë shkaqet? Çfarë pasojash sjell? Zbuloji të gjithë çelësat e sëmundjes së Alzheimerit.



Alzheimeri është një sëmundje që po shtohet përsa i përket numrit të rasteve të prekura gjatë viteve të fundit, dhe në këtë aspekt kanë lindur shumë pyetje në momentin kur një person apo një i afërm njihet me diagnozën, si për shembull: çfarë është Alzheimeri? Cili është shkaku? A ka një trajtim të tij? Si zhvillohet sëmundja? Çfarë pasojash sjell në jetën e përditshme? Cilat janë efektet psikologjike mbi pacientin?

Hapet kështu një mori pyetjesh që tentojnë të ulin pasigurinë që shkaktohet kur arrin të marrësh vesh se vuan nga një sëmundje çdo herë e “më të hasur” dhe më të vështirë, për të cilën dihen tashmë edhe zhvillimet e fundit shkencore, dhe kjo pasiguri ndodh jo vetëm për shkak të një pjese të madhe të kompleksitetit të gjuhës teknike që përdoret, por edhe sepse këto zhvillime të fundit vijnë zakonisht tek specialistët nëpërmjet mbledhjeve dhe kongreseve ku shpërndahet një informacion i tillë.



Objektivi:

Objektivi i këtij libri elektronik është që të shërbejë si model fillestar për ata persona që vuajnë vetë ose kanë një të afërm në familjen e tyre që vuan nga sëmundja e ALZHEIMERIT.

Ky libër ka për qëllim të prezantojë në formë sa më të qartë rezultatet e kërkimeve të fundit mbi sëmundjen e Alzheimerit, duke u dhënë përgjigje tre pyetjeve thelbësore, si nga këndvështrimi i pacientit ashtu edhe i familjarëve të tij, duke filluar nga më kryesorja: çfarë është Alzheimeri? Cilat janë shkaqet? Dhe çfarë pasojash sjell në jetën e pacientit dhe të afërmve të tij?



Ky libër u adresohet:

- Specialistëve të shëndetit që dëshirojnë të thellojnë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit.

- Profesorëve që duan t’u ofrojnë studentëve të tyre një informacion të azhornuar mbi sëmundjen e Alzheimerit.

- Kujtdo që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit dhe të afërmve të tij/saj në mënyrë që t’i mësojë se si të veprojnë për t’i bërë ballë kësaj sëmundje.



Çështjet

Si më poshtë do të gjeni secilën nga çështjet thelbësore që trajtohen në këtë punim:

- Përkufizimi i Alzheimerit: pavarësisht gjithë asaj që është dëgjuar të flitet për Alzheimerin, për shumë njerëz është akoma i panjohur.

- Shkaqet e Alzheimerit: zbulo shkakun e Alzheimerit, duke e njohur më mirë me qëllim parandalimi.

- Pasojat e Alzheimerit: si për jetën e personit që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, ashtu edhe për të afërmit e tij/saj.



PUBLISHER: TEKTIME